PSG-ja vazhdon ecurinë e fitoreve në kampionat duke siguruar të shtatën radhazi.
Parisienët mposhtën 1-2 në transfertë Metzit më një gol të shënuar në minutën e fundit, ashtu si në sfidën ndaj Lionit.
Protagonist absolut u bë Ashraf Hakimi i cili realizoi dygolësh në këtë takim. Marokeni hapi siparin e golave pas 5 minutash lojë, por Kojate befasoi PSG-në duke barazuar shifrat në minutën e 39-të të pjesës së parë.
U desh të vinte fundit i takimit, që PSG-ja të zgjohej duke shënuar sërish me Hakimin. 3 pikë për parisienët të cilët nuk ndalët këtë kampionat duke shkuar në kuotën e 21 pikëve pas 7 ndeshjesh.