Nuk ka arratisje për Realin, Villarreal e ndal

Futboll

Nuk ka arratisje për Realin, Villarreal e ndal

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 00:25
Nuk ka arratisje për Realin, Villarreal e ndal

Real Madrid nuk ka përfituar plotësisht nga humbja e pësuar nga Atletico Madrid kundër Alaves për të thelluar diferencat me ndjekësit në renditjen e La Liga-s.

Los Blancos, në fakt, nuk kanë shkuar më larg se një barazim pa gola në shtëpi kundër Villarreal-it të vendit të dhjetë.

Ky ka qenë barazimi i parë mes Carlo Ancelotti-t dhe Unai Emery në nëntë përballjet e tyre si trajnerë.

Kishte shënuar 21 gola në 6 ndeshje, me një mesatare të frikshme, por Reali i Madridit nuk ia doli të dërgojë qoftë edhe njëherë të vetme topin në rrjetën e Villarealit, ndaj të cilit u ndal në barazim pa gola dhe humbi një mundësi për të nisur arratinë në krye.

“Nëndetësja e verdhë” bëri një 90-minutësh shumë dinjitoz në Madrid, duke ia dalë jo vetëm të mbrohet me sukses, por edhe të kërcënojë rrezikshëm portën e Courtois, i cili u detyrua të bëjë një mrekulli në pjesën e parë për të mbajtur rrjetën të paprekur.

Nga ana tjetër sulmi i madrilenëve bëri shumë pak për të çarë prapavijën e Villarealit dhe mundësitë reale të shënimit ishin vërtetë të pakta, aq sa portieri mik Rulli nuk u vu asnjëherë në provë serioze.

Me këtë barazim pa gola, Reali mbetet në krye të renditjes me 17 pikë, tre më shumë e Sevilla e Atletico që e ndjekin, me andaluzianët që duhet thënë se kanë luajtur një ndeshje më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat