Benaser: Kur humb kështu

Futboll

Benaser: Kur humb kështu

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 12:56
Benaser: Kur humb kështu

Milani ka marrë një humbje që dhemb shumë, teksa Atletiko e Madridit ka përmbysur shifrat në sekondat e fundit. Ishte Luis Suarez ai që vendosi gjithçka falë një penalltie të akorduar nga arbitri.

Ky vendim ka lënë pa fjalë Benaserin i është shprehur pas ndeshjes se i takon VAR-it të thotë fjalën e fundit.

“Kur humb kështu, edhe nëse kemi dhënë gjithçka, është gjithmonë e vështirë. Ndeshjet e mëdha luhen në detaje të vogla dhe këto kanë bërë të gjithë ndryshimin. Kur flas për këtë, flas për gjithçka, por kështu është.

Penalltia? Është VAR-i dhe ata marrin vendimin, nuk di çfarë të them. Kështu shkoi, ne nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. Tani duhet të ngremë kokën dhe të jemi të fokusuar në ndeshjen tjetër”, është shprehur Benaser.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat