Dalin në shitje biletat për ndeshjen mes Suedisë dhe Kosovës

Futboll

Dalin në shitje biletat për ndeshjen mes Suedisë dhe Kosovës

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 14:07
Foto

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur që ka filluar procesi i shitjes së biletave për ndeshjen mes Suedisë dhe Kosovës.

Ndeshja mes Kombëtares së Suedisë dhe asaj të Kosovës do të zhvillohet me datën 9 tetor në stadiumin “Friends Arena” në Solna, dhe është e vlefshme për Grupin B të fazës kualifikuese drejt Botërorit “Katar 2022”.

Tanimë, Federata e Futbollit të Suedisë i ka hedhur në shitje biletat për sektorin mysafirë, në këtë rast për tifozët e Kombëtares së Kosovës.

Linkun për blerjen e biletave online e gjeni më poshtë.

https://ticket.friendsarena.se/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat