Batatina shpërthen pas ndeshjes: Nuk na mposhti Gjilani, por gjyqtari Ajeti

Futboll

Batatina shpërthen pas ndeshjes: Nuk na mposhti Gjilani, por gjyqtari Ajeti

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 17:30
Batatina shpërthen pas ndeshjes: Nuk na mposhti Gjilani, por Malsor Ajeti

Gjilani ka arritur të marrë tri pikët e radhës në BKT Superligë, pasi ka mposhtur Llapin 2:1 me rikthim.

I revoltuar pas ndeshjes ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Tekniku llapjan ka pasur ankesa të mëdha në ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari Mentor Ajeti.

“Nuk na ka mposhtur Gjilani, por gjyqtari Malsor Ajeti. Befasohem që gjyqtarët më të mirë në vend të jenë në VAR derisa gjyqtarët e rinj dhe pa përvojë të ndajnë drejtësinë në një derbi të tillë siç është Gjilani" – Llapi”, tha Batatina.

“Që nga fillimi i ndeshjes u pa se gjyqtari kryesor dëshiron të na dëmtojë, duke mos ndalur disa faulle në të mirë tonën dhe duke ndëshkuar pa nevojë disa nga futbollistët tanë”.

“Ai ka pasur për qëllim ta dëmtojë Llapin, pasi thuajse non stop i ka thënë futbollistëve të mi mos folni se ju ndëshkojë”, tha Batatina.

Tutje trajneri i Llapit deklaroi se kanë luajtur më mirë se Gjilani në këtë sfidë.

“E kemi mposhtur me lojë dhe me gjithçka Gjilanin, por ne nuk mundemi të shtyhemi edhe me gjashtë gjyqtarë dhe një skuadër. Nuk na ka mposhtur Gjilani, por gjyqtari”, ka thënë i revoltuar Batatina.

“Nuk besoj më se një gjyqtar si Mentor Ajeti do ta gjykojë Llapin”, tha ndër të tjera tekniku llapjan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat