Trajneri i Sheriff Tiraspolit pas fitores ndaj Realit: Kjo është shumë emocionale

Futboll

Trajneri i Sheriff Tiraspolit pas fitores ndaj Realit: Kjo është shumë emocionale

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 17:33
Trajneri i Sheriff Tiraspolit pas fitores ndaj Realit: Kjo është shumë emocionale

Trajneri i Sheriff Tiraspolit,  beson se ekipi i tij krijoi mrrekulli në “Barnabeu”

Trajneri i Sheriff Tiraspol, Jurij Vernydub beson që skuadra e tij krijoi mrekulli, pas fitores 1-2 ndaj Real Madrid në “Santiago Bernabeu”.

“Kjo është shumë emocionale.

Jam i lumtur për djemtë që bën punë të shkëlqyer. Disa lojtarë të mëdhenj thanë se nuk ka vend në Ligën e Kampionëve për skuadrat si Sheriff, por është vendi ynë dhe ne e dëshmuam. Kemi krijuar mrekulli dhe në fund fituam.

Jam shumë i lumtur dhe krenar për Sheriff, por jam më shumë krenar për djemtë “ - tha mes tjerash Vernybud.

Kujtojmë se mesfushori i Luksemburgut, Sebastien Thill shënoi një gol të vonshëm për t’i siguruar pikët e plota skuadrës së Moldavisë. Real kishte 31 gjuajtje në portë, 76 për qind të posedimit, mirëpo Sheriff në fund u largua me pikët e plota. Kjo ishte humbja e parë e Real Madridit në këtë sezon,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat