Mesfushori francez është në vitin e fundit të kontratës

Futboll

Mesfushori francez është në vitin e fundit të kontratës

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 12:14
Mesfushori francez është në vitin e fundit të kontratës

Mesfushori francez është në vitin e fundit të kontratës me Manchester United.

Paul Pogba ka kontratë me Man Utd deri në qershor të vitit 2022.

Futbollisti ka nisur bisedimet me “Djajtë e Kuq” për një marrëveshje të re, megjithatë ai ka edhe opsione tjera.

Sipas ‘El Nacional’, Real Madridi është një nga ekipet favorite për të nënshkruar me Pogbën në fund të edicionit si futbollistë i lirë.

Thuhet se tashmë agjenti i futbollistit, Mino Raiola ia ka ofruar klientin e tij gjigantit spanjoll dhe “Los Blancos” do të konsiderojnë seriozisht transferimin e tij.

Në garë për shërbimet e francezit janë edhe PSG dhe Juventusi që poashtu po vështrojnë me kujdes situatën e tij.

Muajt e ardhshëm pritet të jenë vendimtarë për të ardhmen e mesfushorit, pasi gjiganti anglez do të vazhdojë përpjekjet ta ‘blindojë’ yllin e tyre me një kontratë të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat