Lajm i keq për Lazion

Futboll

Lajm i keq për Lazion

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 12:29
Lajm i keq për Lazion

Ciro Immobile do ta humbasë ndeshjen jashtë në Bologna. Sulmuesi i kombëtares nuk do të jetë në dispozicion të Maurizio Sarri për transfëertën e nesërme, në orën 12:30, në stadiumin “Renato Dall’Ara”. Lazio ka komunikuar kushtet e qendërsulmuesit përmes një shënimi në faqen zyrtare të klubit:

“Stafi mjekësor njofton se futbollisti Ciro Immobile, gjatë ndeshjes së fundit të ‘Europa League’ pësoi një dëmtim të shkallës së ulët në muskulin semimembranoz të kofshës së djathtë. Ai iu nënshtrua menjëherë trajtimit të nevojshëm. Në ditët në vijim, monitorimi klinik dhe instrumental do të kryhet për të përcaktuar kohën e rifillimit të aktivitetit”.

Immobile u largua nga fusha si masë paraprake gjatë ndeshjes në “Olimpico”, kundër Lokomotiv Moscow, e fituar 2-0 nga bardhekaltrit. Bomberi italian mendoi se e kishte shmangur më të keqen dhe do të ishte në fushë kundër skuadrës së Sinisha Mihajloviq.

Në realitet, kapiteni i Lazios nuk do të luajë kundër Bologna, por detyrohet të humbasë edhe “Final Four” të Ligës së Kombeve, me fanellën axurre.

Javën e ardhshme, Immobile do të kryejë teste të reja për të përcaktuar kohën e rimëkëmbjes dhe për të kuptuar se kur do të jetë në gjendje të kthehet në fushë.

Fati i keq i tij është një shans për Vedat Muriqin, bomberin kosovar, për të treguar sa vlen. Me siguri, si zëvendësuesi i parë i kapitenit, futbollisti “dardan” do të japë maksimumin për t’u imponuar në formacionin bardhekaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat