Rakip: Nder të jem në të njëjtin ekip me emra si Elmasi, Bardhi, Ademi, Alioski, Musliu..

Futboll

Rakip: Nder të jem në të njëjtin ekip me emra si Elmasi, Bardhi, Ademi, Alioski, Musliu..

Nga: Kemajl Goca Më: 2 tetor 2021 Në ora: 12:39
Rakip: Nder të jem në të njëjtin ekip me emra si Elmasi, Bardhi, Ademi, Alioski, Musliu..

Futbollisti Erdal Ragip është në listën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut. 

Mesfushori i kampionit suedez Malmo, Erdal Rakip është emri i ri në përfaqësuese.

Rakip, 25 vjeç, ishte pjesë e pazëvendësueshme e përfaqësueses së re të Suedisë në të kaluarën, por pasi nuk mori mundësinë për të luajtur në përzgjedhjen e Kombëtares A suedeze, ai vendosi të pranojë ftesën për të veshur fanellën e Maqedonisë.

“Të them të drejtën, mezi pres të luaj në fanellën e Maqedonisë. Jam i lumtur që mora një telefonatë, faleminderit për këtë trajnerit Blagoja Milevski. Unë jam i gatshëm me gjithë zemër të ndihmoj që të vazhdojnë rezultatet e mira të Maqedonisë”- thotë Rakip.

"Unë jam shumë mirë i njohur me cilësitë e ekipit maqedonas, di për individët e shkëlqyer në ekip dhe të gjitha rezultatet e suksesshme deri më tani dhe për mua do të jetë një nder i jashtëzakonshëm të jem në të njëjtin ekip me emra të tillë si Elmas, Ristovski, Bardhi, Ademi, Alioski, Dimitrievski, Musliu ... që luajnë në ligat më të forta botërore" - tha Rakip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat