Ibra feston 40-vjetorin dy ditë para ditëlindjes, 22 kilogramë tortë

Futboll

Ibra feston 40-vjetorin dy ditë para ditëlindjes, 22 kilogramë tortë

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 16:37
Ibra feston 40-vjetorin dy ditë para ditëlindjes, 22 kilogramë tortë

Zlatan Ibrahimoviç njihet për bëmat e tij brenda dhe jashtë fushës. I lindur më datë 3 tetor 1981, Zlatan ka vendosur të festojë ditëlindjen 2 ditë para për të bërë bashkë shokët e skuadrës te Milani.

Arsyeja është se Zlatan nuk kërkon t’i shpërqendrojë shokët e skuadrës prag ndeshjes në kampionat me Atalantën të dielën në darkë. Festa ka qenë mjaftë e veçantë pasi Ibra mbush plot 40 vite.

Risia e festës ishte torta e cila peshonte 22 kilogramë dhe kishte në të 500 luleshtrydhe të cilat përfaqësonin çdo gol në karrierën e Ibrës.

Një festë deri në detaje për shtatlartin suedez i cili ka për qëllim të luajë dhe 1 vit që të marrë pjesë me Suedinë në Kupën e Botës që mbahet vitin tjetër dhe më pas të vazhdojë karrierën si menaxher futbolli.

Festa ishte e organizuar deri në detaje për vetë faktin se vitin e kaluar, Ibra mbushi 39-vjeç në kohën e karantinës duke mos festuar me rrethin e ngushtë shoqëror te skuadra e Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat