Atalanta kundër Milanit

Futboll

Atalanta kundër Milanit

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 19:58
Gjimshiti titullar. Atalanta kundër Milanit

Atalanta dhe Milani do të jetë supersfida që do të mbyllën javën e shtatë të Serisë A në kuadër të pushimeve dy javore të kombëtareve.

Për zikaltrit shorti ishte i pafat pasi e vendosi përballë skuadrave të Milanos në dy javë rresht, por Interin e ndali në një barazim dramatik 2-2 javën e kaluar. Ndërsa Milani do të tentojë të ngrejë kokë nga humbja e pësuar me Atletikon në Champoions në mesjavë.

Trajneri Pioli do të hedh një formacion me zgjedhje të detyruar pasi mungesa e Ibrës dhe Zhirus i kushtëzon shumë zgjedhjet e teknikut në repartin ofensiv. Përpara do të jenë të përhershmit Rebiç, Leao, Diaz dhe Salemakers. Në krahun tjetër, Gasperini i ka bësuar qendrës e mbrojtjes shqiptarit Berat Gjimshiti, ndërsa 3-shja e sulmit do të formohet nga Pesina-Zapata dhe Malinovski.

FORMACIONET ZYRTARE

ATALANTA: Muso, Gjishmiti, Demiral, Palomino, Zapakosta, Frojler, De Ron, Maele, Pesina, Malinovski, Zapata, Trajner: Xh.Gasperini

MILAN: Menja, Kalabria, Kjaer, Tomori, Hernandez, Kesi, Tonai, Diaz, Salemakers, Leao, Rebiç, Trajner: S.Piol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat