​Reja: Dua katër pikë në dy ndeshjet e radhës, Xhaka e ka refuzuar ftesën dhe nuk e thërras më

Futboll

​Reja: Dua katër pikë në dy ndeshjet e radhës, Xhaka e ka refuzuar ftesën dhe nuk e thërras më

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 14:17
​Reja: Dua katër pikë në dy ndeshjet e radhës, Xhaka e ka refuzuar ftesën dhe nuk e thërras më

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë Edi Reja ka folur para mediave në prag të dy ndeshjeve të radhës në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” kundër Hungarisë në udhëtim dhe Polonisë si vendas.

Që në hyrje të konferencës Reja bëri të ditur mungesën e dyshes Laçi dhe Abrashi për të cilët tha se janë dy lojtarë shumë të rëndësishme por që ka në skuadër emra që mund të bëjnë mirë dhe forma fizike e skuadrës është shumë e mirë.

Reja: Laçi e Abrashi na mungojnë por kemi emra të tjerë që mund t’i zëvendësojnë.

Janë dy mungesa të rëndësishme Laçi dhe Abrashi. Janë dy lojtar që kanë cilësi, kanë dhe dinamizëm, lojtarë që kanë goxha peshë në lojën e skuadrës sonë, por kemi një grup të madh lojtarësh tashmë, duhet t’i modifikojmë përpara këtyre ndeshjeve që janë të rëndësishme. Dua të theksojë që për mua ka rëndësi që të jemi mirë fizikisht, pra kondicioni i duhur fizik është pjesa kryesore para këtyre dy sfidave.”, tha fillimisht Reja.

Më tutje trajneri italian ka bërë thirrje që për një angazhim maksimal në këto dy ndeshje pasi, sipas tij, në të kundërtën skuadra do të largohej nga objektivi për të qenë pjese e play-offi-t të Botërorit.

Reja: Një humbje eventuale do të na largonte shumë nga objektivi ynë

Do të luajmë më Hungarinë dhe me Poloninë, dy ndeshje shumë të forta për të cilat është e tepër të flasim tashmë, por për mua është e rëndësishme që ekipi ynë po rritet ndeshje pas ndeshje, jemi skuadër kompetitive. Duhet të kemi parasysh që një humbje do të na largonte nga ëndrra që kemi , pra për të shpresuar deri në fund për të arritur ne play-off-in e botërorit. Sigurisht është e detyrueshme që të marrim dy rezultate pozitive në dy ndeshjet e ardhshme.”, theksoi Reja.

Fitoren ndaj Polonisë Reja e sheh si të obligueshme për kombëtaren kuq e zi derisa ka thënë se do të ishte ideale që nga këto dy sfida të merren katër pikë.

Reja: Ideale do të ishte që nga këto dy ndeshje të marrim katër pikë

Me Poloninë duhet medoemos të fitojmë, është rivali ynë direkt në grup kështu që nuk kemi asnjë alternativë tjetër. Megjithatë nuk më pëlqen të bëjë llogari të tilla para ndeshjeve. Dua që t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Tani kemi Hungarinë, një sfidë shumë deçizive dhe më pas Poloninë. Në rastin më të keq duhet të paktën të marrim tri pikë në ndeshjen me Poloninë për të ruajtur pozicionin që kemi dhe për të shpresuar në fund pasi një humbje do të na komprometonte shumë ndaj Hungarisë Ideale për mua do të ishte katër pikë në këto dy ndeshje.”, deklaroi Reja.

Në fund Reja ka bërë të ditur i ka bërë ftesë mesfushorit Taulant Xhaka për këto ndeshje, por që ai e ka refuzuar pa dhënë ndonjë arsye dhe tashmë ka vendosur që të mos i bëhen ftesa të tjera lojtarit.

Reja: E kam ftuar Xhakën por nuk e ka pranuar ftesën

Më vjen keq për Xhakën, për cilësitë që ka do të na jepte një dorë shumë të mirë por mund të them që ai e ka refuzuar ftesën. Unë e kam ftuar disa herë çoftë edhe vitin e kaluar por ka disa probleme fizike. E kam ftuar edhe së fundmi por ai nuk është përgjigjur pozitivisht kështu që është e kotë që unë të vazhdoj të shpresoj dhe t’i dërgojë ftesa për faktin se nuk po vjen. Nëse nuk do, ka vendosur të fokusohet te klubi, është vendimi i tij, nuk na e ka thënë”, bëri të ditur Reja.

Shqipëria është e dyta në grupin I me 12 pikë, katër më pak se Anglia në vendin e parë dhe dy më shumë se Polonia në vendin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat