Capello: Spanja do të mbajë qarkullimin e topit

Futboll

Capello: Spanja do të mbajë qarkullimin e topit

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 15:41
Capello: Spanja do të mbajë qarkullimin e topit

Në një intervistë të dhënë për “Il Corriere dello Sport”, Fabio Capello ka folur në lidhje me ndeshjen e sotme në Nations League, ku Italia pret Spanjën, ndërsa nuk ka lënë pa kritikuar Gigio Donnarumma në lidhje me largimin e tij nga Milan.

“Spanja do mbajë qarkullimin e topit, por nëse mbrohemi mirë mund të kemi mundësi të mira sepse Spanja po humbet shumë lojtarë vendimtar”, tha Capello.

Përsa i përket pozicionimit të Insigne në qendër të sulmit ai tha: “Preferoj ta shoh në të majtë, mendoj se lojtarët duhen vendosur në pozicionet e tyre natyrale. Sidoqoftë, nëse Mancini beson se është mundësi e përshtatshme, edhe mund të bëhet”.

I pyetur për lojtarin e Romës, Zaniolo ai tha: “Ai nuk mund të luajë si 9-sh fals, duhet të qëndroj aty ku është dhe të lëshojë të gjithë forcën e tij fizike, sic ka bërë Dejan Savicevic. Krahasimi është largpamës. Ai është po i njëjti sic ka qënë përpara se të dëmtohej”.

Më pas ai u ndal tek Sandro Tonali dhe Donnarumma: “Do promovohet shpejt tek ekipi i parë. Gigio nuk duhet të ofendohet nga tifozeria e Giuseppe Meazza. Shpresoj që ata t’ia përmbushin dëshirën sepse është lojtar i ekipit kombëtar që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm.

Megjithatë, duhet të them se ajo cfarë bëri me Milan ishte mosmirënjohje. Pas gjithckaje që klubi ka bërë për të dhe familjen e tij kur ishte fëmijë, ai duhet të sillej ndryshe”.

Ndeshja mes Italisë dhe Spanjës nis në orën 20.45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat