Kombëtarja e Shqipërisë i jep dorën e fundit përgatitjeve, nesër nisja për në Hungari

Futboll

Kombëtarja e Shqipërisë i jep dorën e fundit përgatitjeve, nesër nisja për në Hungari

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 23:10
Kombëtarja e Shqipërisë i jep dorën e fundit përgatitjeve, nesër nisja për në Hungari

Kombëtarja shqiptare i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve në Durrës para nisjes për në Hungari, ku të shtunën do të luajë ndeshjen vendimtare në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Ekipi ka zhvilluar një seancë të fundit në kompleksin Tropikal në Durrës, ku kanë marrë pjesë të gjithë lojtarët.

I vetmi që nuk është stërvitur me shokët ka qenë sulmuesi Bekim Balaj, i cili vazhdon të jetë në kujdesin e stafit mjekësor për shkak të një problemi muskulor në kofshë.

Për më shumë se 60 minuta, trajneri Reja ka drejtuar seancën me lojtarët që kanë zhvilluar ushtrime fizike dhe taktike. Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe përqendrimi në stërvitje është shumë i lartë në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme.

Të premten në mëngjes, Kombëtarja do të niset drejt Hungarisë teksa në orët e pasdites është parashikuar edhe seanca zyrtare stërvitore në stadiumin e ndeshjes “Pushkash Arena”.

Para stërvitjes si zakonisht trajneri dhe kapiteni do të dalin në konferencën zyrtare për media, ku do të flasin edhe për sfidën me hungarezët. Sakaq, më 12 tetor Shqipëria do të presë Poloninë në stadiumin “Air Albania”, rivalen direkt momentalisht për vendin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat