Shaqiri mobilizohet, paralajmëron Irlandën

Futboll

Shaqiri mobilizohet, paralajmëron Irlandën

Nga: K.Goca Më: 8 tetor 2021 Në ora: 18:10
Shaqiri mobilizohet, paralajmëron Irlandën

Murat Yakin dhe kapiteni Xherdan Shaqiri flasin para ndeshjes kualifikuese të Kampionatit Botëror kundër Irlandës së Veriut, e cila luhet nesër në orën 20.45 në stadiumin “Stade de Geneve”.

 "Si një ekip i klasit të lartë, duhet të fitojmë ndeshjet si kjo në shtëpi",- thotë Shaqiri, transmeton media zvicerane “Blick”. 

Shaqiri ka njohuri për disa lojtarë të rivalit. 

“Unë njoh disa lojtarë që kanë luajtur në Premier League. Do të kemi vështirësi në krah, por është një ndeshje që duhet të fitojmë”, tha mes të tjera Shaqa.

Selektori Yakin ka fjalë të mira për Shaqirin.  

 “Shaqiri është në formë shumë të mirë. Kjo do të jetë e rëndësishme nesër”, tha ndër të tjera Yakin. 

 “Ne duhet të luajmë dhe të krijojmë më shumë raste. Çdo lojtar duhet të performojë mirë”, thotë Shaqa.

Pas 6 xhirove në Grupin C, Zvicra renditet në vend të dytë me 8 pikë, ka tre më shumë se Irlanda e Veriut në pozitën e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat