Bëhet përsëri pjesë e polemikave

Futboll

Bëhet përsëri pjesë e polemikave

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 12:22
Bëhet përsëri pjesë e polemikave

Arbitri turk Cakir është bërë përsëri pjesë e polemikave, për shkak një penalltie në ndeshjen Gjermani-Rumani e përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të “pancerave”.

Në minutën e 8-të, Timo Verner rrëzohet në zonë dhe Cüneyt Çak?r akordon penallti. Megjithatë, Cakir kërkoi asistencën e VAR-it, duke e parë personalisht aksionin.

Është pikërisht teknologjia ajo që shpëton arbitrin turk, i cili më pas ndryshon vendimin e tij dhe lejon lojën të vijojë normalisht.

Kjo ka nxitur acarimin e të gjithë gjermanëve, të cilët fatmirësisht nuk u ndikuan prej këtij vendimi, duke arritur të fitojnë ndeshjen.

Kujtojmë se në ndeshjen Milan-Atletico Madrid, arbitri turk akordoi mjaft vendime të dyshimta në favor të spanjollëve, duke u përballur kështu me 1 javë përjashtim nga UEFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat