Belotti refuzon kontratën e re te Torino

Futboll

Belotti refuzon kontratën e re te Torino

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 15:09
Belotti refuzon kontratën e re te Torino

Sulmuesi nuk po rinovon marrëveshjen me skuadrën e Torinos.

Andrea Belotti ka kontratë të vlefshme me Torinon vetëm deri në qershor të vitit 2022.

Presidenti i Torinos, Urbano Cario, pak ditë më parë bërë të ditur se Belotti po refuzon të nënshkruajë kontratë të re dhe pritet të largohet.

Sipas Tuttosport, sulmuesi italian po mendon fuqishëm të transferohet te Milani.

Rossonerët prej kohësh janë lidhur me një transferim të tij, dhe Belotti mund të afrohet në fund të edicioni si zëvendësues i Zlatan Ibrahimovic.

Torino nuk dëshiron ta lë futbollistin e saj të largohet si futbollistë i lirë, andaj ka në plan ta shesë gjatë merkatos së dimrit dhe të arkëtojë rreth pesë milionë euro.

Bisedimet midis dy klubeve nuk kanë filluar ende, por sipas Tuttosport, Belotti është i destinuar të bashkohet me Milanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat