Donnarummës i rriten gradat

Futboll

Donnarummës i rriten gradat

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 17:16
Donnarummës i rriten gradat

Vërshëllimat e “San Siro”-s gjatë ndeshjes me Spanjën tri ditë më parë, janë një kujtim i largët tashmë për portierin e Italisë, Gigio Donnarumma, që në sfidën ndaj Belgjikës luan me shiritin e kapitenit në krah.

Gardiani 22-vjeçar u vërshëllye kryesisht nga tifozët e Milanit, që nuk kanë ndërmend t’ia falin vendimin e verës së kaluar, për t’u larguar me parametra zero nga kuqezinjtë drejt Paris Saint Germain.

Megjithatë për t’u dhënë një përgjigje atyre që nuk u kursyen me vërshëllima e sharje ndaj Donnarummës, trajneri Mancini ka vendosur t’i japë shiritin e kapitenit këtij të fundit për ndeshjen me Belgjikën.

Për më tepër, edhe tifozët në “Allianz Stadium” i dhuruan një duartrokitje të ngrohtë gardianit 22-vjeçar, ndërkohë që doli për të kryer nxehjen e zakonshme para ndeshjes ndaj “djajve të kuq” të Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat