Vllaznia tenton përmbysjen

Futboll

Vllaznia tenton përmbysjen

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 11:07
Vllaznia tenton përmbysjen

Vetëm pak orë pas ndeshjes Shqipëri-Poloni, fjalën e merr futbolli vendas, pasi do të luhen mesditën e sotme ndeshjet e kthimit të raundit të 1/16-tave të Kupës së Shqipërisë.

Me vëmendje pritet sfida në Shkodër mes Vllaznisë e Labërisë, me këta të fundit që fituan 2-1 në sfidën e parë dhe kuqebluve do t’u duhet të realizojnë përmbysjen për të vijuar më tej rrugëtimin në kompeticionin ku janë edhe fitues në fuqi.

Edhe Kukësi ndaj Maliqit, e Laçi ndaj Butrintit, nuk shkuan dot përtej barazimit në ndeshjen e parë dhe do të duhet të kërkojnë fitoren pasditen e sotme, për të siguruar kalimin më tej, ndërsa për Partizanin, Tiranën, Teutën e Skënderbeun, sfida e kthimit do të jetë një shëtitje, pasi kanë vendosur gjithçka më herët, sa I përket kualifikimit.

Një tjetër sfidë interesante do të luhet në Fier mes Apolonisë vendase dhe Flamurtarit. Ndeshja e parë ka përfunduar në barazim 1-1, ndaj në derbin e sotëm pritet të përcaktohet edhe skuadra që do të vijojë më tej aventurën në Kupën e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat