Challandes nuk e pret mirë shkarkimin: Nuk jam i lumtur me vendimin

Futboll

Challandes nuk e pret mirë shkarkimin: Nuk jam i lumtur me vendimin

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 13:37
Challandes: Nuk jam i lumtur me vendimin

Bernard Challandes ndihet i palumtur që Kosova vendosi t’i ndajë rrugët më të, pas tri vjetëve në krye të ekipit kombëtar, por ka këmbëngulur se nuk është i mllefosur.

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi të martën në një konferencë për media se ka gjetur pajtim me Bernard Challandes për shkëputjen e parakohshme të marrëveshjes.

Trajneri zviceran kishte marrëveshje me Kosovën deri në dhjetor 2022, por epokës së tij në krye të kombëtares dardane i erdhi fundi një vit më herët, pas një fushate tejet dëshpëruese në kualifikime për Kupën e Botës 2022.

“Nuk jam i lumtur me vendimin që ka ardhur sot. I them faleminderit presidentit, jo për sot, por për kohën që e kemi pasur deri tash.

Nuk jam i mllefosur”, tha Challandes në konferencë të përbashkët për media me presidentin e FFK-së Agim Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat