Lajme të mira për Tiranën

Futboll

Lajme të mira për Tiranën

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 14:08
Lajme të mira për Tiranën

Tirana është shndërruar në një vatër koronavirusi, pasi shumë futbollistë bbardheblu kanë rezultuar pozitivë së fundi dhe ndër ta ishte edhe kapiteni Erjon Hoxhallari, që u largua para kohe nga grumbullimi i kombëtares shqiptare.

Megjithatë për trajnerin Orges Shehi ka pasur lajme të mira paraditen e sotme, pasi dy prej titullarëve, Taulant Seferi dhe Marsel Ismailgeci ia kanë dalë të mposhtin koronavirusin dhe do të jenë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme ndaj Teutës, duke qenë se kanë rezultuar negativ në tamponët e fundit.

E nëse këta të dy ia dolën, vijojnë të qëndrojnë të izoluar pjesa tjetër e lojtarëve si Hoxhallari, Lika, Ngo’o dhe Gjumsi, të cilët nuk do t’i bashkohen grupit, pa marrë më parë një përgjigje negative nga tamponët.

Bardheblutë do të sfidojnë Teutën në transfertë të dielën dhe shpresat e trajnerit Orges Shehi janë që të mund të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët, megjithatë për momentin nuk mund të bëjë asgjë tjetër veçse të presë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat