Arteta jep sinjale për Granit Xhakën

Futboll

Arteta jep sinjale për Granit Xhakën

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 12:55
Arteta jep sinjale për Granit Xhakën

Granit Xhaka mund të rikthehet nga lëndimi më herët se që është e planifikuar.

Xhaka pësoi lëndim të rëndë në ligamentin e gjurit më 26 shtator, në ndeshjen që Arsenali e fitoi 3-1 ndaj Tottenham Hotspurit.

Mesfushori nga Kosova është parashikuar që të rikthehet në fund të këtij viti, por ka gjasa që rikthimi i tij të ndodhë më herët.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, në konferencën për medie ka deklaruar se Xhaka është duke përparuar në përgatitje dhe duke punuar që të rikthehet më herët.

“Graniti është duke përparuar shumë me përgatitje për ta lënë prapa lëndimin e rëndë që e pati në gju. Mund të them se nëse i thua do të mungosh tre muaj, ai do të mendojë për dy muaj të rikthehet në fushë”.

“Po bën punë shtesë për ta minimizuar atë periudhë kohore. Duhet të kujdesemi që të shërohet në mënyrë të duhur sepse është lëndim shumë i rëndë dhe dëshirojmë që ai të bëj rikthim të plotë” – ka deklaruar Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat