Morata rrezikon postin

Futboll

Morata rrezikon postin

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 13:59
Morata rrezikon postin

Alvaro Morata, pas stërvitjes së djeshme postoi, “Thuajse gati”, duke nënvizuar se ndoshta për Romën është gati të shtrëngojë edhe dhëmbët, vetëm për të ndihmuar Juven.

Por në të njëjtën kohë, golat e paktë dhe këto dëmtime të shpeshta duket se kanë bërë që situata e tij në Torino të ndryshojë, pasi shlyerja e tij verën e ardhshme nga Atletiko kushton 35 milionë euro dhe kjo shifër e rëndësishme ndoshta nuk ia vlen që të shpenzohet duke parë edhe alternativat që ekzistojnë në merkato.

Me 35 milionë, Juventusi mund të synojë lehtësisht Ikardin, të cilin PSG-ja do të ishte e lumtur që ta largonte.

Por në të njëjtën kohë, çeku për shlyerjen e Moratës mund të përdoret për të paguar gjysmën e kartonit të serbit Dushan Vlahoviç. Sulmuesi i Fiorentinës është edhe kërkesa kryesore e trajnerit Alegri për sezonin e ardhshëm, i cili përveç instiktit të golit është edhe 6 vjet më i ri sesa Morata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat