Tuchel: Chelsea im favorit

Futboll

Tuchel: Chelsea im favorit

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 11:26
Tuchel: Chelsea im favorit

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, këmbëngul se skuadra e tij nuk është larg marrjes së statusit të një prej ekipeve favorite për të fituar Premier Ligën, por i nxiti lojtarët e tij që të provojnë cilësinë e tyre ndaj pjesës tjetër të rivalëve.

Pasi fituan Ligën e Kampioneve, blutë e Londrës kryesojnë klasifikimin e Premier Ligës pas 7 javësh dhe këtë sezon kampionati do të jetë objektivi i tyre kryesor.

Në merkaton e verës, ata u forcuan edhe me Lukakun. Ata kanë regjistruar 5 fitore dhe kryesojnë +1 nga Liverpuli, por tekniku gjerman kërkon paraqitje më bindëse nga skuadra e tij për të hedhur fortë kandidaturën për titull. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së sotme me Brentfordin, Tuhel tha:

“Ne duam të provojmë se meritojmë që të jemi favoritë dhe kemi nevojë për një mentalitet të caktuar për ta bërë këtë. Nëse fjala favorit lexohet si do të jetë e lehtë, atëherë nuk mund ta kishim më shumë gabim.

Nëse të qenit favorit lexohet si do të jetë ende e vështirë, atëherë kjo është ajo që duhet të presim.

Duhet të marrim rreziqe, të luajmë me një liri të caktuar, pasi duke luajtur me frikën se mos humbet, ti nuk mund të fitosh asgjë. Nëse ti luan për Çelsin, ti luan për të fituar.

Kështu që nuk mund të jesh i surprizuar nëse je favorit. A i ndryshon kjo pritshmëritë tona? Shpresoj që jo”. Ndeshja e sotme kundër skuadrës së Tomas Frenkut është si të ecësh mbi një lëkurë bananeje për kampionët e Europës. Brentfordi renditet në vend të 7-të (3 fitore dhe 3 barazime). Ata ndalën Liverpulin në një barazim 3-3 dhe debutuan me fitore kundër Arsenalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat