Trajneri i Laçit jep dorëheqjen në intervistë: Më vjen keq për presidentin

Futboll

Trajneri i Laçit jep dorëheqjen në intervistë: Më vjen keq për presidentin

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 17:00
Trajneri i Laçit jep dorëheqjen në intervistë: Më vjen keq për presidentin

Egnatia ka bërë surprizën në ndeshjet e sotme të Superiores. Këtë herë duke fituar në transfertën e vështirë të Laçit (jo të këtij sezoni), falë realizimit të “bishës” Pedro Augusto. Braziliani duket se do të jetë një “makineri golash” dhe është i aftë që të realizojë në të gjitha mënyrat. Pas kombinimeve të bukura mes lojtarëve të Egnatias, do të vinte goditja fatale e Augustos që e dërgoi topin në rrjetë.

Kështu Laçi shkon në vendin e fundit të renditjes me vetëm dy pikë, ndërsa trajneri i kurbinasve rrezikon seriozisht shkarkimin. Nga ana tjetër Kastrioti ka fituar në shifrat 2-0 ndaj Skënderbeut falë Bashës dhe Rami që shënuan në pjesën e dytë.

Por asgjë e vjedhur për krutanët që u ndaluan në pjesën më të madhe falë portierit të Skënderbeut, Rexhepit, që ishte në super formë dhe sërish nuk i mjaftoi korcarëve. 

Vukiqeviq, tha: Kemi luajtur shumë mirë në pjesën e parë, nuk e lejuam rivalin që të na godiste. Kishim tre mundësi të pastra dhe nuk shënuam, në pjesën e dytë nuk ishim aty.

Nuk e merituam këtë humbje, por gjëra të tilla ndodhin në futboll. Është shumë e vështirë. U thashë lojtarëve që me 2 pikë në 5 javë nuk është situata që duhet. Kemi bërë ndeshje të mira, por fakti është se kemi vetëm dy pikë.

Në këto situata është e qartë se trajneri duhet të largohet. Unë i falenderoj të gjithë, jemi stërvitur shumë mirë, kam pasur marrëdhënie të mirë me të gjithë në klub.

Por nuk ka rezultate, dihet fati i trajnerit. Më vjen keq për presidentin që besoi te mua dhe uroj që ekipi të ngrihet sa më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat