Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, vulosi fitoren e Baselit me rezultat 1:0 ndaj Sionit, në takimin e javës së 10-të të Kampionatit të Zvicrës.
Zhegrova futet në lojë në minutën e 65-të, ndërsa në minutën e fundit shënon supergol dhe çon në këmbë futbollin zviceran.
Taulant Xhaka u paraqit standard duke u ndëshkuar me karton të verdhë për minutën e 39-të.
Edhe Pajtim Kasami u paraqit titullar dhe u zëvendësua në minutën e 77-të.
Treshja shqiptare, Xhaka, Kasami e Zhegrova në festë të fitores, Baseli kryeson me 22 pikë e Sioni është në vend të 8-të me 9 sosh.