Juventusi pa mbrojtësin holandez ndaj Zenitit?

Futboll

Juventusi pa mbrojtësin holandez ndaj Zenitit?

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 14:10
Juventusi pa mbrojtësin holandez ndaj Zenitit?

Testet për Matijs de Ligt kanë përjashtuar çdo dëmtim, por qendërmbrojtësi i Juventusit nuk është i sigurt se do të kthehet në aksion kundër Zenit St Petersburg.

Juventusi nuk ishte i sigurt për gjendjen e De Ligt, pasi ai ishte larguar nga ndeshja kundër Romës me një lëndim të lehtë. Por testet mjekësore nuk kanë zbuluar ndonjë lëndim serioz, teksa qendërmbrojtësi është stërvitur ndaras. “Tuttomercatoëeb “raporton, se mbrojtësi holandez është në dyshim për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Zenit gjatë ditës së mërkurë.

Juventusi udhëton për në Rusi dhe është i pari në Grupin H me gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para kundër Malmen dhe Çellsin.

“Bianconerët” kanë mbajtur dy porta të pastra dhe kanë shënuar katër gola në këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat