Kryetrajneri i Prishtinës: Kjo fitore nuk na jep qetësi

Futboll

Kryetrajneri i Prishtinës: Kjo fitore nuk na jep qetësi

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 16:04
Kryetrajneri i Prishtinës: Kjo fitore nuk na jep qetësi

Skuadra e Prishtinës ka arritur të triumfojë ndaj Malishevës, në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të xhiros së 10’të të Superligës, shkruan Insporti. Pas ndeshjes trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Malishevës me rezultatin 2:1.

“Për shkak të mungesës së rezultateve në këtë ndeshje e kemi dashur vetëm fitore.

Kjo ishte fitorja e parë si vendas dhe presioni ishte i vetëdijshëm brenda grupit.

Kjo fitore nuk na jep qetësi apo vetëbesim pasi duhet të lidhim disa ndeshje radhazi me fitore”, deklaroi Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat