Vashat e Kosovës në futboll priten nga ambasadori, para ndeshjes me Belgjikën!
Kosova do të luaj ndeshjen e radhës kualifikuese për Botëror ndaj Belgjikës. Amasadori i Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj ka takuar vashat e Kosovës para sfidës jo të lehtë.
“Sot ishte kënaqësi e veçantë që së bashku me kolegët, për herë të parë në historikun e saj, të presim në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel, Kombëtarën A të femrave para ndeshjes kualifikuese të nëserme në përballje me Kombëtarën e Belgjikës për Botërorin Australia&Zelanda e Re 2023.
Ekipi ynë i femrave, së bashku me selektorën e saj znj.Afërdita Fazlija, dhe drejtuesit tjerë të Kombëtarës si dhe përfaqësuesit e FFK-së, treguan së janë të përgaditur dhe të gatshëm për arritjen e suksesëve në arenën ndërkombëtare që sikurse sportistët në lëmi tjera të jenë ambasadorët më të mirë të vendit tonë” shkruan Zemaj në njoftim.