Fernandes - lojtar i ndeshjes

Futboll

Fernandes - lojtar i ndeshjes

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 19:26
Fernandes - lojtar i ndeshjes

Manchester United bëri një rikthim të çmendur të tri golave, pasi u gjend në disavantazh prej dy golave ndaj Atalantas mbrëmjen e kaluar.

Golat për “Djajtë” u shënuan nga Rashford (53′), Maguire (75′) dhe Ronaldo (81′).

Pavarësisht se nuk shënoi gol, mesfushori portugez Bruno Fernandes u zgjodh lojtari i ndeshjes, pasi regjistroi një asistim dhe krijoi shumë shanse për gol për bashkëlojtarët e tij.

Në fakt, Bruno krijoi një numër aq të lartë të rasteve sa tetë (8) të tillë, duke vendosur një rekord.

Askush nuk ka krijuar më shumë raste për gol në një ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, sesa Bruno Fernandes, i cili është në nivel me Maycon, raporton ‘Squawka

Përveç Ligës së Kampionëve, portugezi mban rekordin për krijimin e rasteve përgjatë një ndeshje edhe në Premier Ligë këtë sezon.

Ai kishte krijuar 10 raste për gol në sfidën ndaj Aston Villas, kur skuadra e tij humbi 1-0 në Old Trafford javë më parë, që është shifër më e lartë se çdo futbollist tjetër në kompeticion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat