I refuzoi disa klube

Futboll

I refuzoi disa klube

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 12:41
I refuzoi disa klube

Para disa ditësh, sulmuesi spanjoll, Ansu Fati ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën.

Fati rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2027, me klauzolë të vendosur prej 1 miliardë euro.

Por, para se të rinovonte me “Blaugranët” sipas “Cadena SER”, ai kishte tri oferta.

Madje, “SER” raporton se njëra ofertë ishte deri në 30 milionë bruto në sezon, pothuajse trefishin e asaj që i ka ofruar Barça.

Në anën tjetër, “Daily Mail” shkruan se klubet që ishin të interesuar për talentin e ri ishin, Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Liverpooli.

Por, mendja e Fatit është vetëm te Barcelona, kështu duke i refuzuar të gjitha ofertat.

Po ashtu, klubi zyrtarisht ka pranuar se në verën e vitit 2020, në zyret e Barçës kishte ardhur një ofertë deri në 150 milionë euro, por katalunasit e shohin atë si të ardhmen, pas largimit të Leo Messit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat