Muçi shënon gol fantastik në Poloni

Futboll

Muçi shënon gol fantastik në Poloni

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 21:59
Muçi shënon gol fantastik në Poloni

Muçi shënon gol fantastik në Poloni!

Ernest Muçit është titullar në sfidën e Legia Varshavës ndaj Piast Gilwice dhe tregoi vlerat e tij në minutën e 20 të ndeshjes me një gol që ktheu në lojë ekipin e tij.

Në rezultatin 2-0 për skuadrën e Piast, Muçi mori një top në të majtën dhe pas një sprinti në zonë, lëshoi një goditje diagonale të pakapshme për portierin kundërshtar duke dërguar sferën në rrjetë dhe ngushtuar rezultatin në 2:1.

Ky ishte goli i tretë në këtë kampionat për Muçin, i cili ka filluar të aktivizohet rregullisht me Legian në kampionat dhe në kompeticionet ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat