Dauti asiston për fitoren e madhe të Veleshtës

Futboll

Dauti asiston për fitoren e madhe të Veleshtës

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 12:12
Dauti asiston për fitoren e madhe të Veleshtës

Mirlind Dauti ka vazhduar me formën e tij të mirë te skuadra e Veleshtës. Sulmuesi i talentuar ka kontribuar në fitoren e skuadrës së tij 0-1 ndaj Kadinos në udhëtim, në kuadër të javës së tetë të Ligës së Dytë-Grupi i Perëndimit, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.

Ai në minutën e shtatë të ndeshjes asistoi në golin e fitores, gol që ishte i triumfit për veleshtarët.

Dauti pasi pranoi një top, bëri një depërtim të bukur në krahun e djathtë, kurse më pas asistoi edhe më bukur deri te kapiteni Nijas Lena, i cili nga një pozitë ballore prej 17 metra gjuajti në mënyrë tejet precize për rezulatin 0-1.

Në vazhdim të lojës edhe pse pati raste të tjera, rezultati nuk ndryshoi. Kështu pikët shkuan në Veleshtë.

Pas javës së tetë, Veleshta renditet e teta me 8 pikë. Deri tani veleshtarët kanë 2 fitore, 2 barazime dhe katër humbje. Në javën e ardhshme, ata e presin Ohrid-in, në derbin “liqenas”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat