Qëndron edhe një “sekret” i vogël te Chelsea

Futboll

Qëndron edhe një “sekret” i vogël te Chelsea

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 15:54
Qëndron edhe një “sekret” i vogël te Chelsea

Pas sukseseve të Chelsea në këtë vit, sidomos triumfit në Ligën e Kampionëve, qëndron edhe një “sekret” i vogël, që lidhet me bestytnitë e trajnerit Tuchel. Për ta zbuluar këtë “sekret” ka menduar Jorginho:

Dikush i kishte dhënë një palë atlete që t’i vishte në finalen e Champions-it, por trajnerit Tuchel nuk i pëlqenin absolutisht ato.

Kështu, në dhomën e zhveshjes para finales së Ligës së Kampionëve, na tha: Duhet t’i përdor këto këpucë për ju, sepse e kam dhënë fjalën. Nuk e di sa miliona njerëz do të më shohin me to, të paktën provoni të fitoni, sepse kështu do t’ia vlejë.

Ne tallemi me këpucët e tij dhe pretendojmë t’i flaknim ato.

Unë mendoj se trajneri është supersticioz, edhe pse nuk e tregon. Pastaj i pëlqejnë shakatë tona dhe qeshim së bashku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat