Humbja në derbi

Futboll

Humbja në derbi

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 15:27
Humbja në derbi

Me vetëm 4 pikë të grumbulluara në 6 ndeshje, te Partizani situata duket larg pritshmërive.

Humbja në derbi i ka ndërlikuar akoma dhë më shumë llogaritë e të kuqve, të cilët duhet të bëjnë bilancin se çfarë duhet të ndryshojnë për t’u kthyer në rrugën e duhur.

Skuadra e Ilir Dajës është kompakte në mbrojtje, diçka që e tregon numri i golave tëpësuar, vetëm 6 të tillë, po aq sa dhe Tirana dhe Teuta, por sulmi mund të konsiderohet thembra e Akilit për demat.

Skuadra e kuqe ka tundur vetëm herë 4 rrjetën, duke pasur sulmin më të dobët, së bashku me Skënderbeun. Tre nga golat e shënuar janë realizuar nga Stenio Junior dhe Tedi Cara, ndërsa një realizim mban firmën e mesfushroit Arinaldo Rrapaj.

Dy prej golave që mbajnë firmën e brazilianit Junior janë shënuar me 11-metërsh, ndërsa realizimet e Carës dhe Rrapajt kanë ardhur si rrjedhojë e aksioneve, një tjetër tregues se në repartin e avancuar kryeqytetasit nuk po arrinë që të prodhojë mjaftueshëm, së paku në këto 6 javë.

Dëmtimi i Lucas Cardosos mund t’i ndërlikojë akoma dhe më shumë llogaritë në repartin e avancuar, me brazilianin i cili pas dëmtimit në shpatull në ndeshjen me Kukësin do i duhet të qëndrojë për disa javë larg fushave të blerta.

Me një mesatare më të ulët se një gol për ndeshje, te Partizani duhet të rregullojnë më mirë shënjestrën, nëse duan të kthehen në rrugën e duhur, për të pretenduar gjysmën e sipërme të klasifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat