Talenti i Shqipërisë që luajti dje ndaj Interit

Futboll

Talenti i Shqipërisë që luajti dje ndaj Interit

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 11:33
Talenti i Shqipërisë që luajti dje ndaj Interit

Është momenti i Kristjan Asllanit! Mesfushori 19-vjeçar është pjesë e Empolit dhe shihet me një të ardhme të madhe.

Në Itali janë të sigurt se Asllani është “xhevahiri i ri” i kësaj skuadre.

Tashmë ka nisur edhe përshtatja e tij për t’u futur në ekipin e parë, teksa ka pasur disa minuta për të edhe ndaj Interit.

Asllani do të aktivizohej në minutën e 68 dhe për “Calciomercato” meriton notën 6, megjithëse nuk kishte kohën e mjaftueshme për të treguar vlerat që zotëron. Fatmirësisht 19-vjeçari është pjesë e moshave të Shqipërisë dhe në elitën e futbollit italian do të kemi një tjetër përfaqësues kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat