Trajneri jep lajmin e keq

Futboll

Trajneri jep lajmin e keq

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 23:29
Trajneri jep lajmin e keq

Armando Broja nuk do të mund të zbresë në fushë më 30 tetor në ndeshjen kundër Watford-it.

Këtë e konfirmon vetë trajneri Raplh Hasenhuttl, i cili është shprehur se dëmtimi në kyçin e këmbës që pësoi në momentin e shënimit të golit kundër Bunrley-t ia bënë të pamundur të luajë këtë fundjavë.

Një dëmtim ky që vjen në momentin më të mirë për Brojën, i cili kishte nisur serinë e tij të golave me Southampton-in.

“Mendoj se Broja nuk do të jetë i disponueshëm në fundjavë, sepse pati një dëmtim të kyçit të këmbës pas ndeshjes me Burnley-n kur shënoi golin.

Kështu që me siguri do të mungojë për këtë ndeshje”, ka thënë Hasenhuttl.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat