Agim Ademi jep lajmin e hidhur

Futboll

Agim Ademi jep lajmin e hidhur

Nga: K.G. Më: 29 tetor 2021 Në ora: 14:57
Agim Ademi jep lajmin e hidhur

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, jep lajmin e hidhur.

Ka ndërruar jetë Nexhat Shoshi, veprimtari i shquar sportiv. Shoshi ka kontribuar shumë për futbollin e Kosovës, sidomos në kohën e pranimit në UEFA e FIFA. 

“I trishtuar nga lajmi për vdekjen e mikut tim, veprimtarit të shquar Nexhat Shoshi!
Nexhati, së bashku me familjen e tij, i dhanë shumë futbollit të Kosovës, si në periudhën para pranimit në UEFA e
FIFA, ashtu edhe pas pranimit. 

Si përfaqësues i FFK-së në Gjermani, ai vazhdimisht ishte në mbështetje të punës sime dhe të FFK-së. 

Sa herë takoheshim ishte kënaqësi të bisedoja me të për futbollin dhe për të ardhmen e vendit tonë, pasi ishte një atdhetar dhe vizionar i madh.  

Nexhati me vëllezërit dhe miqtë e tij ishin urë lidhëse e FFK-së me Federatën e Futbollit të Gjermanisë, në periudhën kur nuk ishte e lehtë të vendoseshin kontakte zyrtare me federatat tjera.

Vdekja e tij është një humbje shumë e madhe për familjen, por edhe për futbollin e Kosovës, ngase humbi njërin nga veprimtarët e saj më të shquar në Diasporë. 

Duke bashkëndjerë dhembjen me familjen Shoshi, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që e njohën dhe e kishin mik!

Nexhati dhe puna e tij do të mbesin gjithmonë shembull se si duhet punuar dhe dashur atdheu, pa marrë parasysh se ku jeton dhe vepron.

I përjetshëm kujtimi për TY miku im!”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat