Sytë e Juventusit mbeten tek mesfushori Aurelien

Futboll

Sytë e Juventusit mbeten tek mesfushori Aurelien

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 17:07
Sytë e Juventusit mbeten tek mesfushori Aurelien

Sytë e Juventusit mbeten tek mesfushori Aurelien Tchouameni, lojtar i lindur në vitin 2000 që luan aktualisht për Monaco.

Sipas “TuttoSport” , francezi është objektivi kryesor për mesfushën por për të ka dy probleme.

I pari është se për talentin francez janë nga pas Real Madrid, Chelsea dhe Liverpool.

Problemi i dytë është shifra e lartë që francezi mban mbi shpatulla, plotë 45 milion euro.

Monaco kërkon minimalisht 45 milion euro për Tchouameni dhe kjo shifër është e lartë për Juventusin, por jo e pamundur pasi një shitje e Ramsey do të përshpejtonte situatën.

Gjithësesi Juve ka menduar dhe dy alternative në rast dështimi për francezin. Ryan Gravenberch, xhevahiri i Ajax-it dhe Axel Witsel i Dortmund-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat