Ancelotti i hap dyert të pakënaqurve!

Futboll

Ancelotti i hap dyert të pakënaqurve!

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 19:55
Ancelotti i hap dyert të pakënaqurve!

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka vendosur që të mos pengojë asnjë lojtar të largohet gjatë merkatos së dimrit, kuptohet nëse ka të pakënaqur në organikën e tij dhe shohin si zgjidhjen më të mirë vijimin e karrierës në një skuadër tjetër.

I pyetur se cili do të jetë qëndrimi i tij nëse Hazard & Co do të kërkojnë largimin në dimër, trajneri italian kujtoi se nuk e ka detyruar kurrë një lojtar që të qëndrojë me pahir.

“Është e qartë se ne duhet të marrim parasysh mendimin e secilit lojtar.

Asnjëherë në karrierën time si trajner profesional nuk kam detyruar një lojtar të qëndrojë pa dëshirën e tij.

Nëse një lojtar dëshiron të largohet, ai duhet të largohet. Ky është mendimi im, nuk ka dyshim në këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat