Premier Liga angleze vjen me dy superndeshje

Futboll

Premier Liga angleze vjen me dy superndeshje

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 11:45
Ilustrim

Premier Liga angleze rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së nëntë, ndër to edhe dy derbit mes Leicester Cityt e Arsenal dhe Tottenham e Manchester United.

Fillimisht, këtë xhiro do ta hap Leicester City i cili pret në shtëpi skuadrën e Arsenalit me fillim nga ora 13:30 , kurse ndeshja e fundit në programin e sotëm do të jetë ajo mes Tottenham e Manchester United e cila fillon nga ora 18:30.

Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojnë edhe dy skuadrat të cilat janë në garë për vendin e parë, respektivisht Chelsea dhe Liverpooli, ku “Blutë” e Londrës janë mysafirë të Newcastle, kurse “Të Kuqtë” presin në shtëpi skuadrën e Brighton.

Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara, tabelën e kryeson skuadra e Chelseat me 22 pikë, një më pak se Liverpooli që zë vendin e dytë. Top 4 e mbyllin Manchester City me 20 pikë dhe West Ham me 17 sosh.

Në anën tjetër, Burnley dhe Newcastle me nga katër pikë, dhe Norwich me vetëm dy sosh gjenden në zonën e rrezikut në tabelë.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Premier Ligën angleze e gjeni më poshtë.

13:30 Leicester City – Arsenal (Stadiumi King Power)

16:00 Burnley – Brentford (Stadiumi Turf Moor)

16:00 Liverpool – Brighton (Stadiumi Anfield Road)

16:00 Manchester City – Crystal Palace (Stadiumi Etihad).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat