Vojvoda me Torinon e mposhtën Sampdorinë

Futboll

Vojvoda me Torinon e mposhtën Sampdorinë

Nga: K.G. Më: 30 tetor 2021 Në ora: 22:44
Vojvoda me Torinon e mposhtën Sampdorinë

Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, me Torinon, arkëtuan tre pikë të mëdha. 

Torino ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Sampdorisë,  në ndeshjen e javës së 11-të në Serie A. 

Futbollisti nga Kosova u inkuadrua në lojë në minutën e 53-të. 

Praet (17'), Singo (52'), Belotti (90+3') realizuan për fitoren e torinezëve.

Ad. Silva në minutën e 67-të ndëshkohet me karton të kuq duke lënë me një lojtar me pak Sampdorinë. 

Torino zë vendin e 11-t me 15 pikë dhe Sampdoria është e 14-ta me 9 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat