Skuadra shqiptare barazon në kampionatin malazez

Futboll

Skuadra shqiptare barazon në kampionatin malazez

Nga: K. G. Më: 31 tetor 2021 Në ora: 15:03
Skuadra shqiptare barazon në kampionatin malazez

Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi nuk arrin pikë të plota. 

Ata si vendas ndahen baras (1:1) me Iskrën nga Danillovgradi, në ndeshjen e javës së 13-të të Kampionatit të Malit të Zi. 

Pavlloviq realizoi për 0:1 por Deçiqi shmang humbjen në minutën e fundit (90+3’) me golin e Marash.

Duket se tuzjanët janë specializuar për barazime, treguesi më i mirë është se nga 13 ndeshje kanë regjistruar 7 barazime.

Deçiqi zë vendin e 4-të me 19 pikë dhe Iskra është një pozitë më lartë me dy pikë shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat