Mourinho ndez sfidën: Kur isha në Itali, Pioli nuk kishte ekip në Serinë A

Futboll

Mourinho ndez sfidën: Kur isha në Itali, Pioli nuk kishte ekip në Serinë A

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 18:00
Mourinho ndez sfidën: Kur isha në Itali, Pioli nuk kishte ekip në Serinë A

Roma do të përpiqet të fitojë sërish një ndeshje të madhe, duke u përballur sonte me Milanin e Stefano Piolit, i pozicionuar shumë mirë në krye të tabelës me pikw tw njwjta me Napolin.

Pas paraqitjes së mirë të një jave më parë ndaj napolitanëve, skuadra e José Mourinhos kërkon të konfirmojë shenjat ngushëlluese të dy ndeshjeve të fundit, pas humbjes turpëruese në sfidat europiane me Bodo Glimt.

"Specialisti" Mourinjo kalon Piolin për herë të parë në karrierën e tij: “Kur isha në Itali, Pioli nuk kishte ekip në Serinë A – fjalët e portugezit në prag ndeshjes – sot do të kem kënaqësinë ta takoj dhe ta përshëndes para dhe pas ndeshjes. Puna e tij ka diçka të ngjashme me atë që duhet të bëj këtu”.

Sezonin e kaluar, në Romë, kuqezinjtë fituan 2-1 falë një penalltie të Kessié dhe një blic të Rebic, të ndërthurur me një barazues të çastit nga Veretout. Nga ana tjetër, në San Siro ndeshja përfundoi me rezultatin 3-3.

Formacionet e mundshme

Roma (4-2-3-1): Rui Patricio; Karsdorp, Mancini, Ibanez, Vina; Cristante, Veretout; Zaniolo, Pellegrini, El Shaarawy; Abraham. 

Ne pankine: Fuzato, Boer, Kumbulla, Calafiori, Missori, Darboe, Bove, Carles Perez, Mkhitaryan, Shomurodov, Zalewski, Felix. Allenatore: Mourinho.

Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Calabria, Kajer, Tomori, T. Hernandez; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Ibrahimovic. 

Ne pankine: Mirante, Jungdal, Romagnoli, Ballo-Touré, Kalulu, Gabbia, Kessié, Bakayoko, Krunic, Giroud, Pellegri, Maldini. Allenatore: Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat