Bekaj para ndeshjes me Dinamon : Derbi me Partizanin është më i madh

Futboll

Bekaj para ndeshjes me Dinamon : Derbi me Partizanin është më i madh

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 13:33
Bekaj para ndeshjes me Dinamon : Derbi me Partizanin është më i madh

Tirana do të përballet në ditën e nesërme për llogari të raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë ndaj Dinamos. Për bardheblutë në konferencë për shtyp veç trajnerit Orges Shehi, ka folur edhe Visar Bekaj. Portieri i kryeqytetasve theksoi edhe njëherë se objektivi i tij personal me Tiranën është të fitojë titullin kampion dhe të marrë pjesë në kompeticionet europiane. Sakaq, Bekaj shprehet se derbi me Partizanin është më i madh se ai me Dinamon.

Ndeshja ndaj Dinamos –“Jemi të fokusuar si çdo ndeshje tjetër, do të japim maksimumin. Atmosfera është shumë e mirë në ekip dhe besoj se do të marrim dhe një rezultat pozitiv. Do të japim maksimumin në ndeshjen në Kupës sepse edhe ata të njëjtën gjë do të bëjnë, po u lodhëm ne do të lodhen dhe ata. Duhet të japim gjithçka në dy ndeshjet, pastaj kemi pauzën e kombëtareve”.

Rivaliteti – “7 skuadra mendoj se janë favorite për fitimin e titullit kampion. E veçoj ndeshjet me Partizanin, jo se kam frikë, por është ndeshje më me emocion dhe më e vështirë. Dua fitoren në kampionat dhe kualifikimin në Kupë”.

Objektivi – “Objektivi personal është që të fitojmë titullin kampion dhe të arrijmë diku në arenën ndërkombëtare, por është herët për të diskutuar nëse do të shpallemi kampion ose jo.

Sigurisht, synimi ynë është titulli kampion, por të ecim ndeshje pas ndeshje siç e kemi nisur dhe besoj se do t’ia dalim”.

Derbet e kryeqytetit – Derbi ndaj Partizanit është më i madh dhe ajo fitore kundër tyre na ka dhënë një shtysë shumë të madhe pastaj dhe fitorja me Vllazninë që nëse nuk do ta kishim fituar nuk do të kishte vlejtur as ajo ndaj Partizanit. Vllaznia ka më shumë cilësi se Partizani, i kemi mundur dhe ata dhe besoj se jemi shumë të motivuar edhe për dy ndeshjet me Dinamon.

E kam përjetuar më shumë derbin ndaj Partizanin edhe pse nuk kemi luajtur ndeshje zyrtare pavarësisht një miqësoreje, por e shoh që me Partizanin ka më shumë rivalitet”“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat