Plas grushti

Futboll

Plas grushti

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 17:34
Plas grushti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal në Itali. Ultrasit e Atalantës kanë sulmuar ata të Manchester Utd, në prag të ndeshjes midis dy ekipeve në Ligën e Kampioneve.

E përditshmja ‘La Gazzetta dello Sport’, raporton se një tifoz i Utd  dhe një kamariere janë plagosur.

Burimet thonë se mbështetësit e Atalantës ishin veshur me të zeza dhe sulmuan në një lokal të quajtur ‘The Ritual’.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje, autoritetet e Bergamos kanë vendosur të limitojnë shitjen në masë të pijeve alkolike për 24 orë. Kjo vlen kryesisht për ambjentet rreth stadiumit.

Akoma nuk dihet nëse Uefa do të ndërmarrë një ndëshkim për Atalantën për këtë incident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat