Atalanta ishte shumë pranë një fitoreje historike

Futboll

Atalanta ishte shumë pranë një fitoreje historike

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 11:07
Atalanta ishte shumë pranë një fitoreje historike

Atalanta ishte shumë pranë një fitoreje historike përballë Manchester United, por festën në fund ia prishi, në njëfarë mënyrë, Cristiano Ronaldo.

Gjithsesi, në përfundim të takimit, zikaltrit e Bergamos morën duartrokitje pafund në stadiumin “Gewiss” për spektaklin e ofruar.

“Ishte një mbrëmje fantastike, në fund erdhi goli i Ronaldos.

Do të kishte qenë një arritje e pabesueshme, por ne patëm një ndeshje të mrekullueshme. Nëse do të kishim fituar, do të ishte më e mira. Iu afruam. Jemi shumë krenarë, na vjen keq që pësuam në shtesë, do të kishte qenë diçka e madhe.

Gasperini tregon dhe “përplasjen” që ka pasur në fund të ndeshjes me “yllin” e mbrëmjes, Cristiano Ronaldon:

“Ronaldo? Në fund të lojës iu afrova dhe i thashë: “A e di se i thonë në italisht shkofsh në djall? Është lojtar i çmendur. Dikush mund të thotë se është problem, por të kesh një problem të tillë…”

Atalanta renditet në vendin e tretë në Grupin F, por nëse i fiton të dyja sfidat e mbetura ndaj Young Boys dhe Villarealit kalon në fazën tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat