Milan në kërkim të fitores së parë

Futboll

Milan në kërkim të fitores së parë

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 12:48
Milan në kërkim të fitores së parë

Nëse në kampionat po shkëlqen, në Champions League, Milani është një zhgënjim total. Sot Milani ka ndeshjen e jetës përballë Portos, pasi gjendet me zero pikë në klasifikim, pa asnjë fitore.

Ndeshjen e parë e humbi në OPorto dhe tani kuqezinjtë kanë duhet të luftojnë për të arritur objektivin maksimal të kualifikimit të mëtejshëm në fazën eliminatore në Champions, ose të paktën të shkojnë drejt Europa League. Në vend të parë në grup është Liverpool me 9 pikë, ndërsa Atletiko Madrid dhe Porto kanë nga 4 pikë.

Situata është disi kaotike, Milani synon fitoren, ndërsa shpreson që Liverpool t'i bëjë një nder të mposhtë Madridin. Vetëm kështu skenari mund të synojë vijimin e turit në Champions League. E këto tre ndeshjet janë vendimtare.

Sa i perkët mungesave, Milani është më i penalizuar pasi sonte nuk ka të gatshëm, Ante Rebic, Mike Maignan, Tiemoue Bakayoko, Alessandro Florenzi dhe Samu Castillejo.  Për Porton nuk do të jenë të gatshëm, Wendell dhe Mateus Uribe që është në dyshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat