I ka prishur jo pak punë Barcelonës...

Futboll

I ka prishur jo pak punë Barcelonës...

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 13:00
I ka prishur jo pak punë Barcelonës...

Barcelona ka mbetur pa trajner duke qenë se pas startit negativ, drejtuesit me në krye presidentin Joan Laporta vendosën të shkarkonin nga detyra trajnerin Ronald Koeman.

Tashmë, në klubin katalanas po mendojnë për pasuesin e holandezit, teksa kanë edhe një të preferuar. Fjala është për ish-futbollistin e tyre në epokën e artë, Xavi Hernandez.

Aktualisht, Xavi është duke ushtruar profesionin e trajnerit në Katar në klubin e Al Sadd, teksa në qershorin e kaluar rinovoi edhe kontratën.

Pikërisht, një detaj i tillë i ka prishur jo pak punë Barcelonës të cilët për të rikthyer Xavin në “Camp Nou” duhet të paguajnë një klauzolë prej pesë milionë eurosh.

Ndërkohë, për të sheshuar të gjitha diferencat mes palëve drejt Katarit kanë fluturuar zëvendëspresidenti i Barcelonës, Rafa Yuste dhe drejtori sportiv, Mateu Alemany.

Tashmë, pritet që në orët në vijim të ketë zhvillime teksa presidenti Bartomeu pret një përgjigje pozitive nga dy të deleguarit e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat