Puig ndryshon agjentin

Futboll

Puig ndryshon agjentin

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 13:52
Puig

Shumë shpejtë, zyrtarisht Xavi pritet të marrë stolin e Barcelonës dhe me ardhjen në krye, pritet të këtë ndryshime edhe për mesfushorin Riqui Puig.

Puig nuk ka zhvilluar minutat e duhur nën urdhrat e Ronald Koeman, që nuk i besonte aspak.

Sipas Mundo Deportivo, Puig është duke e pritur me entuziazëm ardhjen e Xavit, ngase edhe ka ndryshuar agjencinë duke dal te përfaqësuesit e teknikut spanjoll.

Dyshja Gavi dhe Pedri për momentin janë para Puig, derisa nuk dihet nëse do t’i garantohet pozita e titullarit me ardhjen e Xavit.

Nuk ishte vetëm Koeman që nuk i besonte talentit, ngase edhe Ernesto Valverde dhe Quique Setien shumë rrallë që e lejonin të ishte titullar.

Diçka është e qartë se nëse Puig dështon edhe nën urdhrat e Xavit, karriera te Barcelona do merr fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat